Kosovari që përjetoi tmerrin dje në një xhami në Kanada

0

Një person i armatosur me një thikë dje është futur në një Xhami në Calagry të Kanadasë duke kërcënuar të gjithë personat që ishin brenda. Zyrtarët policorë kanë arritur që ta arrestojnë personin në fjalë.

Gjithë këtë ngjarje e ka përjetuar edhe një kosovar i cili ka rastisur në Xhami dhe ka arritur të regjistrojë momentet gjatë arrestimit të kërcënuesit.

Këto pamje ai i ka dërguar dëshmitari, derisa për ngjarjen kanë raportuar edhe mediat kanadeze.

I dyshuari u dëgjua duke thënë: “Mos u afroni se do t’ju vrasë”.
blob:https://www.facebook.com/70dbcab0-e89b-4963-8890-96e699913f4f

Në momentin e ngjarjes brenda ka qenë edhe udhëheqësi i Xhamisë, Zouheir Osman.

“Ne filluam lutjen tonë javore dhe rreth 10 minuta pas saj dëgjova një zhurmë në pjesën e pasme,” i tha Osman CTV News.
“Ishte një burrë që lëkundte me thikë njerëzit në lutje. Unë shkova, i zhvendosa të gjithë nga rruga dhe u përpoqa ta qetësoja. U deshën rreth tre minuta për ta provuar dhe për ta qetësuar, ai nuk do të qetësohej. Ai vazhdonte të na tundte thikën, sidomos mua.

“Unë shkova për ta ulur poshtë dhe atëherë kur policët hynë, e morën poshtë”, ka thënë Osman, shkruajnë mediat kanadaze.

Osman thotë se nuk e njeh njeriun personalisht por i dyshuari është dikush që ai e kishte parë në xhami në rastet e mëparshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu