USHTRIA E KOSOVËS NË TERREN PËR TË NDIHMUAR POPULLATËN PAS VËRSHIMEVE

0

Disa pjesë të vendit janë në gjendje të rënduar për shkak të vërshimeve. Në ndihmë qytetarëve u ka dalë edhe Forca e Sigurisë së Kosovës. Ekipet e Kërkim – Shpëtimit të Gardës Kombëtare kanë arritur të evakuojnë 60 qytetarë të ngujuar në shtëpitë e tyre.

“Pas gjendjes së krijuar me reshjet në nivel vendi, Forca e Sigurisë së Kosovës ka ngritur gjendjen e gatishmërisë, ku gjatë orëve të vona ka realizuar operacionet e Kërkim – Shpëtimit në disa lokacione ku është rrezikuar jeta e qytetarëve.

Ekipet e Kërkim – Shpëtimit të Gardës Kombëtare të FSK-së janë mbështetura nga Kompania për Operacione Civile dhe Policia Ushtarake e FSK-së dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Operacionet janë realizuar me sukses dhe kanë arritur të evakuojnë qytetarë të ngujuar në shtëpitë e tyre.

Komanda e Forcave Tokësore ka evakuuar 60 qytetarë të Komunës së Gjakovës dhe i ka strehuar ata në Aeroportin e Gjakovës për strehim të përkohshëm”, thuhet në njoftimin nga Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës.
https://www.facebook.com/OfficialMFSRKS/posts/3600679363346690

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu