Parashikimi i motit për pesë ditët në vijim

0

Mot i paqëndrueshëm në Kosovë do të mbizotërojë në pesë ditët e ardhshme. Por, reshjet e shiut dhe të borës, të cilat do të vazhdojnë të bien edhe gjatë natës së sotme, nga nesër do të jenë me intensitet më të dobësuar, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

“Sasitë e reshjeve për momentin më intensive janë në Dukagjin kurse në juglindje dhe në lindje të vendit sasitë e reshjeve janë dy fish më pak . Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu