Schwarzenegger: Trump – presidenti më i keq në historinë e SHBA-ve

0

Ish guvernatori i Kalifornisë, aktori Arnold Schwarzenegger, tha sonte se Presidenti i SHBA Donald Trump është një udhëheqës i pasuksesshëm i cili do të mbahet mend në histori si kreu më i keq i shtetit amerikan.

Në një mesazh me video, Schwarzenegger, një Republikan si Trump, shprehu kënaqësinë që mandati i Trump skadon për 10 ditë dhe se, siç tha ai, “së shpejti do të jetë po aq i parëndësishëm sa një cicërimë e vjetër”. Ai bëri thirrje për unitet shtetëror dhe njoftoi mbështetjen për presidentin e ri, demokratin Joseph Biden. Schwarzenegger, i njohur për rolet e tij në filma aksion, ishte guvernator i Kalifornisë nga 2003 deri në 2011.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu