Ushtria e Kosovës furnizohet me snajperë 12mm të teknologjisë së fundit

0

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni, në intervistë në Kallxo Pernime përballë Jeta Xharrës ka treguar se sa është e armatosur Kosova dhe Ushtria e saj.

Ai ka thënë se FSK ka arritur të realizojë buxhetin 62 milionë euro gjatë vitit të kaluar.“Për momentin ushtarët janë të armatosur me armë sulmuese, armë individuale dhe ditët e fundit kemi arritur të sistemojmë snajperët e teknologjisë së fundit. Jemi në kontraktim edhe të armatimit të rëndë që do të pajisemi këtë vit. Jemi në bisedime për sigurime të armëve kundër fluturakeve të aviacionit ushtarak. Janë procese në fillim, vazhdim dhe në përfundim”, tha Quni.Ai deklaroi se ushtria kushton, duke përmendur rrethojën e Aeroportit të Gjakovës.“Vetëm rrethojën e Aeroportit të Gjakovës, që jemi duke e implementu, kushton 1 milion dollarë”, tha Quni.

Anton Quni ka thënë se asnjë ushtar i Kosovës nuk do të dërgohet në mision paqeruajtës pa qenë i siguruar.Quni ka thënë se kjo do të rregullohet me ligj.“Kjo është një çështje që është trajtu. Kemi llogaritur koston për sigurim shëndetësor, jetësor, transport dhe janë të rregulluara me ligj. Ushtarët tonë do t’i kenë të gjitha këto. Asnjë ushtarë nuk do të dërgohet jashtë vendit pa sigurim shëndetësor.

Janë të parapara pagesat për sigurimin e rrezikshmërisë dhe të gjitha kostot e operacionit”, ka thënë Quni.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu