Nisma harron virusin, për vota mbledh përkrahësit në Malishevë

0

Siç duket partitë politike po e mendojnë të shkurtë atë periudhë kohore, kësisoj fushatë zgjedhore e kanë filluar më herët.
Njëjtë si shumë parti të tjera, Nisma Socialdemokrate sonte mblodhi banorë të shumtë të Malishevës, në prag të zgjedhjeve.

Pa maska, pa distancë e duke harruar se virusi COVID-19 vazhdon të jetë aktiv, lideri i kësaj partie bashkë me bashkëpunëtorë po bashkëbisedonin e kuvendonin në një prej odave të kësaj komune.

Madje për Limajn ky takim ishte kënaqësi, anipse shpërndarja e virusit është edhe më e madhe pas takimeve të tilla.

Postimi i plotë:

Ishte kënaqësi takimi që sonte zhvillova me bashkëluftëtarë të UÇK-së dhe bashkëpunëtorë, në odën e bacës Milaim Paçarizi, në Dragobil të Malishevës.

Jam tejet i lumtur që projekti ynë politik për mbrojtjen dhe ruajtjen e vlerave kombëtare po merr përkrahje të madhe kudo në Kosovë.

Bacës Milaim i shpreha mirënjohje për pritjen e ngrohtë që na bëri sonte në konakun e tij me traditë, ndërsa veteranët e UÇK-së në Dragobil i falënderova për mbështetjen e dhënë ndër vite, veçmas për procesin e zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen më 14 shkurt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu