Cili është ilaçi anti-depresiv që mund të luftojë koronavirusin?

0

Mjekët po testojnë një ilaç anti-depresiv të njohur për të mbrojtur pacientët për të mos u infektuar nga koronavirusit.

Studiuesit e Universitetit Washington do të rekrutojnë 1100 persona për fazat e para të testimit të ilaçit fluvoxamine, i njohur ndryshe si Luvox.

Ndërsa një ilaç anti-depresiv duket si një kandidat tepër i vështirë për të luftuar koronavirusin, një studim i vogël që u zhvillua në Nëntor tregoi se mund të kenë sukses. Prej vitesh, anti-depresivët modernë njihen për vetitë anti inflamatore. Inflamacioni luan një rol kryesor në Covid-19, duke rezultuar në komplikime serioze si mpiksja e gjakut dhe fryrja e gishtave të këmbëve.

Në një kohë kur mijëra njerëz po vdesin nga koronavirusi çdo ditë, një ilaç do të ishte zgjidhja ideale ndërsa vijon prodhimi dhe shpërndarja e vaksinave. Studiuesit po dërgojnë ilaçet në shtëpitë e pacientëve në të gjithë vendin dhe do ti monitorojnë për të parë efektin që kanë në shëndetin e tyre.

Eric Lenze, një prej drejtuesve të studimit tha se gjithçka ka shkuar mirë deri më tani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu