Haxhi Shala e dridhë Malishevën

0

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Haxhi Shala, së bashku me Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sonte e kanë vizituar Malishevën, ku janë pritur me një tubim madhështor.

Këtë e ka bërë të ditur Haxhi Shala përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook.

Ky është postimi i plotë:
“Sonte, strukturat e AAK-së, dega në Malishevë, ishin të mobilizuar si asnjëherë më parë. Të gjithë treguan vullnetin se janë më së të gatshëm që kryetari z. Haradinaj të jetë President i shtetit dhe të njëjtit nga Malisheva të përfaqësohen me tre deputetë në Kuvendin e Republikës tonë.
Për më teper, Malishevasit kanë vendosur që të mos mashtrohen më me premtime koti, e një provë tjeter është fakti që përkrah vetes si kandidatë për deputetë, kam edhe dy figura të pastërta e të nderuara, si profesoreshën e nderuar znj. Shukrije Bytyqi dhe djalin e dëshmorit z. Kastriot Hamdi Berisha.
Unë, ndihem shumë i respektuar që strukturatve dhe aktivizmit politik të më hershëm të AAK-së dega në Malishevë, i’u janë bashkuar edhe shumë e shumë miq e vendas të mi, qoftë me ardhjet nga subjekti ku kam qenë, qoftë me figurat e reja të aktivistëve që e dojnë frymen e ndryshimit.
Miq, fjalët e fundit, por jo më pak të rëndësishme. Shteti ynë duhet të mbrohet dhe konsolidohet më tej, e kush e ka bërë këtë më mirë se sa figura e Haradinajt, qoftë me kontributin e tij me familje në luftë, qoftë si Kryeminister.
Falemnderit degës së AAK-së në Malishevë, me kryetarin e saj Fatmir Shurdhaj.
Fuqishëm, ecim tutje së bashku!
HSH”
https://www.facebook.com/shalahaxhi/posts/3834237019973737?__cft__[0]=AZW7tlrF8aCOM_Ql0p23UlVxAqXofsan92Y-1f23ZWJZReMXUtgboAfp7ofvrdqwzLIdcs4ioUO3jEv05dYNwdSx-vw46vQhGv3mUagIcU87ufmcj1yh8yBlAEqyryoMB54BnIz6fqQP7MdGydFi3hEB&__tn__=%2CO%2CP-R

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu