Nga nesër nis zbatimi i pagesës për makinat e parkuara në rrugë në Prishtinë

0

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në konferencën për prezantimin e fillimit të projektit të menaxhimit të parkingjeve publike dhe mënyrat e pagesave, tha se nga dita e nesërme do të fillojë zbatimi i pagesës për çdo makinë në hapësirat që janë të shënuara në rrugë.

Ahmeti tha se ndërtimi i parkingut të Prishtinës do të zvogëlohet numri i veturave nա qendër.

“Kemi bërë një zgjidhje që do t’i adresojë shumë gjëra. Do të bëjëm zvogëlimin e veturave në qendër”

“Nga nesër do të fillojmë zbatimin e pagesës për çdo makinë në hapësira që janë të shënuara në rrugë. Nga nesër po ashtu fillon fushata një javore vetëdijësuese në krejt qytetin”

Ai ka bërë të ditur se për zonën 1, rruga Agim Ramadani deri te Pallati i Rinisë, parkingu për banorët rezidentë në muaj kushton 10 euro ose 100 euro për vit. Në zonën dy, Dardania, Bregu i Diellit, do të kushtojë 7 euro në muaj ose 70 euro në vit, ndërsa në zonën 3 do të jetë 5 euro në muaj ose 50 euro në vit.

“Nuk mund të vish edhe ta zësh një parking në qendër për 8-9 orë. 30 për qind e trafikut bëhet prej njerëzve që kërkojnë parking. Shumica e këtyre parkingjeve i kemi marrë për menaxhim. Sot kemi kënaqësinë t’ju lajmërojmë që duke filluar nga nesër në disa vende më të frekuentuara do të fillojmë zbatimin e parkingjeve rezidente. Mundësia e parë është përmes aplikacionit “Prishtina Parking”. Paguhet për minutë, për ata që nuk janë rezidentë mundësia e parkingut është dy orë”, tha Ahmeti.

Ahmeti theksoi se do të ketë kontrollorë të parkingut, dhe në rast se shihet që regjistrimi nuk është bërë me pagesë do të thirret policia për gjobitje prej 25 eurove. Mundësia tjetër është përmes operatorëve telefonik, me parking metër, po ashtu edhe blerja e biletave në pika të caktuara.

Ndryshe, sipas kryetarit Ahmeti, banorët e kryeqytetit do të kenë mundësinë të aplikojnë deri më 28 shkurt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu