SHKËLQIM MILLAKU ADERON NË AAK

0

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim Shkëlqim Millakun nga Ujmiri i Klinës, i biri i dëshmorit Hazir Millaku.

Duke i uruar mirëseardhje në AAK, kryetari Haradinaj ka thënë se lista e Aleancës do të jetë shumë e pasur me profesorë të tillë si Shkëlqim Millaku.

“Nisur nga përvoja e tij shkencore në gjuhësi dhe arsim, si hulumtues dhe ligjërues brenda dhe jashtë vendit, e them me bindje të plotë, se lista e Aleancës do të jetë shumë e pasur me profesorë të tillë”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Politika është e mirë, aq sa ka njerëz të mirë që angazhohen në të.

Sot, prita në takim të nderuarin Prof. Dr. Shkelqim Millaku nga Ujmiri i Klinës, i biri i Dëshmorit Hazir Millaku.

Nisur nga përvoja e tij shkencore në gjuhësi dhe arsim, si hulumtues dhe ligjërues brenda dhe jashtë vendit, e them me bindje të plotë, se lista e Aleancës do të jetë shumë e pasur me profesorë të tillë.

Shkëlqimit i uroj sukses dhe mirëseardhje në Aleancë.

Na priftë e mbara!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu