SHTYHET AFATI PËR LAJMËRIMIN E PENSIONISTËVE

0

Ministri në detyrës i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, ka treguar se është shtyrë afati i lajmërimit në zyrat e administratës së pensioneve për pensionistët dhe kategorive të dala nga lufta.

Shtyrja e afatit deri më 31 mars është bërë shkak i situatës me COVID-19.

“Të dashur pensionistë, veteranë dhe përfitues të tjerë të skemave të kategorive të dala nga lufta, bazuar në situatën me Covid 19 me qëllim të ruajtjes së shëndetit tuaj, ju njoftoj se kemi shtyrë afatin e lajmërimit në zyrat e administratës së pensioneve deri më 31 mars 2021. Andaj, ju lutem që deri më datë 31.03.2021 mos të paraqiteni në zyrat e pensioneve, ngaqë askujt nuk do t’i ndërpritet pensioni deri me këtë datë”, ka shkruar Reçica.

Tutje ai ka shkruar se “Angazhimi ynë është dhe do të jetë në ruajtjen e shëndetit dhe lehtësimin e jetës së të gjithë qytetarëve e posaçërisht pensionistëve dhe kategorive të respektuara të dalura nga lufta”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu