Aksident trafiku mes dy veturave në Prishtinë

0

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë.

Në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, ndërsa përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia tashmë ka dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin.

Ndryshe, në 24-orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 58 aksidente trafiku, ku 17 prej tyre ishin me persona të lënduar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu