Më shumë të shëruar sesa të infektuar, numri total i tyre shkon në 48 mijë

0

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 418 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 48.990 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.103.

Nga rastet pozitive të cilat u lajmëruan sot në Kosovë, Prishtina vazhdon të jetë në krye të listës me 109 raste e pas saj edhe Podujeva me 41 qytetarë të rezultuar pozitiv.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 109 raste, Podujevë 41 raste, Mitrovicë 28 raste, Vushtrri 17 raste, Gjilan 15 raste, Deçan 14 raste, Prizren 13 raste, Lipjan 12 raste, Pejë 12 raste, Malishevë 11 raste, Suharekë 10 raste, Viti 10 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Gjakovë 9 raste, Rahovec 9 raste, Ferizaj 6 raste, Dragash 5 raste, Junik 5 raste, Kamenicë 5 raste, Istog 4 raste, Klinë 4 raste, Skenderaj 4 raste, Drenas 3 raste, Obiliq 3 raste, Graçanicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik, Novobërdë dhe Shtime.” thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu