Nuk është në listën e PDK’së për deputetë, reagon Andin Hoti

0

Nuk është në listën e PDK’së për deputetë, reagon Andin Hoti

Djali i Ukshin Hotit, Andin Hoti, ka sqaruar arsyen se përse nuk figuronte në listën e kandidatëve të PDK’së për deputet, shkruan Gazeta Metro.

Përmes një statusi në Facebook, Hoti, ka thënë se ishte kërkesa e tij që të mos jetë i përfshirë në garën për deputet as në këtë legjislaturë.

Postimi i plotë

“M’paskan lënë jashtë” n’këtë ftoftë!
Ju përgëzoj për ‘kreativitetin’ e titujve të mediave.
Të dashur miq,
Shumë të respektuar bashkëkombas,
Duke qenë gjithmonë mirënjohës ndaj jush, për përkrahjen e vazhdueshme dhe të përzemërt, ju njoftoj që unë nuk jam ‘lënë’ jashtë listes së kandidatëve për deputet, përkundrazi, ka qenë kërkesë e imja që mos të përfshihem në garen për Deputet të kësaj legjislature, dhe i falenderoj z. Qazim Qeska dhe Degën e PDK-së në Rahovec për ofrimin e mbështetjës për kandidat, Liderin e PDK-së z. Kadri Veseli, Kryetarin aktual z. Enver Hoxhaj, Kryesinë dhe të gjithë anëtarët e PDK-së që e kan ofruar mbështetjen e tyre që të jem pjesë e kësaj liste.
Për arsye personale e familjare nuk kam mundur të jem kandidat i kësaj legjislature.
Natyrshëm që do t’jem në shërbim të atdheut dhe popullit tim, për aq sa marrë frym, në çdo formë që mundem.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu