Këto janë komunat më të prekura me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit

0

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar edhe 5 të vdekur si pasojë e COVID-19. Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 353 raste të reja të infektuara. Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.642 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 353 raste pozitive”, është thënë nga IKSHPK.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 97 raste, Prizren 54 raste, Gjilan 28 raste, Pejë 27 raste, Mitrovicë 21 raste, Ferizaj 17 raste, Lipjan 15 raste, Fushë-Kosovë 14 raste, Klinë 12 raste, Podujevë 8 raste, Gjakovë 7 raste, Malishevë 7 raste, Shtime 6 raste, Drenas 5 raste, Istog 5 raste, Skenderaj 5 raste, Vushtrri 5 raste, Kamenicë 4 raste, Obiliq 3 raste, Rahovec 3 raste, Deçan 2 raste, Dragash 2 raste, Suharekë 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë dhe Kaçanik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu