KOMPANIA E UJËSJELLËSIT RAJONAL “PRISHTINA” ME NJOFTIM PËR BANORËT E LAGJES

0

Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, ka njoftuar banorët e lagjes “Dardania” në Prishtinë se sonte nga ora 18:00 deri në 18:30 parashihet që të rikthehet furnizimi me ujë të pijshëm.

“Të nderuar konsumatorë të lagjes ” Dardania” në Prishtinë, fillimisht kërkojmë ndjesë për pritjen tuaj që të iu vie sa më shpejtë uji në kroje. Ju njoftojmë se ekipet e operimit dhe mirëmbajtjes janë ende duke intervenuar në sanimin e defektit në dy pika kyçe, në rrugën ” Garibaldi” dhe te ” Santea”, thuhet në kumtesë.

“Kur kemi intervenime në gypa të mëdhenj, parashikimi i saktë i përfundimit të sanimit është i pamundur, sepse përgjatë procesit të punimeve, atëherë kur natyra e defektit është më e ndërlikuar, mund të dalin probleme dytësore nëntokësore”.

Tutje u tha se sipas informacioneve nga terreni, punimet po vazhdojnë pandërprerë dhe rikthimi i furnizimit me ujë parashihet rreth orës 18:00-18:30.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu