Lumiri i 11-i në listë, sqarohet Isa Mustafa

0

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, është deklaruar rreth radhitjes së Lumir Abdixhikut në listën për deputetë nga kjo parti.

Për shefin e LDK’së, numrat shprehin elementet e tërësisë së listës të cilën ai e quan unike.

“Nuk e parapëlqej që kandidatët për deputetë të vlerësohen me numra. Lista është unike, ndërkaq numrat shprehin elementet e kësaj tërësie”, ka deklaruar Mustafa.

Mustafa thotë se karakteristik është vetëm numri i bartësit të listës.

“Karakteristik është vetëm numri 1 si bartës i listës dhe kandidat për Kyeministër. Të gjithë të tjerët i marrin votat e veta”, ka thënë i pari i LDK’së.

Ndërkohë, as për vetë Abdixhikun duket se nuk është problematike renditja e tij në listë.

Në një prononcim për express, ai sot ka thënë se nuk ka kurrfarë hatërmbetjeje sa i përket pozicionimit të tij në listë.

“Asnjë hidhërim. Numrin e bëj unë, jo numri mua”, ka deklaruar Abdixhiku.

Vendosja e Lumir Abdixhikut në nurin 11 në listën e LDK’së, nga analistët politikë u pa si një ndëshkim nga partia kundrejt tij.

Kjo pas Abdixhiku nuk ishte deklaruar gjatë kohës kur partia e tij po sulmohej pas prishjes së koalicionit me VV’në e Albin Kurtit, në Qeverinë ku Abdixhiku ishte ministër i Infrastrukturës dhe Transportit.

Po ashtu, në Qeverinë Hoti, Abdixhiku nuk kishte marrë asnjë post.

Megjithatë, Abdixhiku kishte thënë se edhe pse ka pasur bindje ndryshe nga partia, kur është pjesë e një familjeje politike, vepron sipas vendimit të shumicvës.

“Kam qenë veç një zë kundër në atë kohë. Shumica ka menduar ndryshe. Për parimet dhe bindjet e mija, kur jam pjesë e një familje politike, unë veproj sipas vendimit të shumicës, vendimi im ishte pakicë. Kam qenë vetëm një votë, s’kam arrit as dy me i bo me votu si unë. Pra nuk më kanë dhënë të drejtë që tash unë të jap ultimatum ndaj njerëzve që mendojnë ndryshe e as të dalë t’i dëmtojë delegacionet e partisë. Më e pakta që mund të bëj është që të mos jem pjesë e diçkaje që mendoj se s’duhet të ndodhë”, pati deklaruar ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu