Rikthehet furnizimi me ujë të pijshëm në lagjen “Dardania”

0

Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, ka njoftuar banorët e lagjes “Dardania” në Prishtinë se sonte (17.01.2021) nga ora 18:00 deri në 18:30 parashihet që të rikthehet furnizimi me ujë të pijshëm.

Klan Kosova e ka kontaktuar zëdhënësen e KRU Prishtina, Arjeta Mjekun, për ta pyetur nëse është sanuar defekti në këtë lagje dhe ajo ka thënë se tashmë ka filluar furnizimi me ujë në lagjen e lartpërmendur.

“Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit e kanë sanuar defektin në dy pika në rrugën ‘Garibaldi’ dhe ‘Te Santea’. Gypi ka hyrë në funksion dhe ka filluar t’u shkojë uji konsumatorëve në këtë lagje”.

Sipas saj, punëtorët kësaj kompanie kanë punuar tërë ditën prej orës 8:00 në mëngjes deri në 19:00.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu