Shaqir Totaj shpjegon arsyen pse nuk ishte në listën e PDK-së

0

Nënkyetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj, ka thënë se arsyeja e mos-pjesëmarrjes në listën e kandidatëve për deputetë nga radhët e PDK’së është garimi për kryetar të Prizrenit në zgjedhjet e këtij viti.

Totaj, me anë të ‘Facebook’-ut, ka sqaruar se tërheqja nga gara ka qenë në mënyrë të vullnetshme, teksa ka pasur edhe një mesazh për degën e PDK’së në Prizren,.

Postimi i plotë:

Pasi që sipas marëveshjes në zgjedhjet lokale në muajin tetor të këtij viti do të jem kandidat për kryetar të Prizrenit, vullnetarisht jam tërhjekur nga gara për deputet në zgjedhjet e 14 Shkurtit 2021.

Duke qenë shumë e vështirë të jemë njëkohsisht shef i shtabit dhe kandidat për deputet, përmes këtij veprimi dua të jap mesazhin unifikues mbrenda degës së PDK-së në Prizren dhe :

– Ti përkushtohem shtabit zgjedhor për të ngritur nivelin organizativ

– Ti perkrah kandidatët e degës që kan ambicje për te garuar

– PDK të del fituese në Prizren si dhe në Kosovë

– Me sukses në këto zgjedhje të trasojmë rrugen për fitore në zgjedhjet lokale

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu