Ferat Shala viziton bacën Isuf në odën e tij e cila ishte nikoqire e UÇK-së

0

Deputeti i PDK- së, njëherit edhe kandidat për legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës, Ferat Shala vizitoi odën mikëpritëse në kohën e UÇK-së, me nikoqir Isuf Gashin.

Ai përmendi sakrificat dhe shërbimet që Gashi i ka bërë Kosovës i cili u dha zemër dhe u hapi dyer gjithë luftëtarëve të Drenovcit të Anadrinit.

“Kur krisi lufta frontale më 1998 Baca doli në istikame dhe si një burrë trim u dha zemër djemve trima të Anadrinit e Llapushës, në betejat më të përgjakshme. Në njërën nga to, në Betejën e Rahovecit, mori plagë të rënda. Edhe për kundër moshës, plagët nuk e ligështuan, as nuk e mposhtën. Baca sërish iu kthye betejave, deri në fitoren e plotë, më 1999. “, ka shkruar Shala/

Postimi i tij i plëotë:

Në Odën e Bacës së Madh të UÇK-së, Isuf Gashit, në Drenovc të Anadrinit. Tregimi për Bacën e UÇK-së, është njëri nga më qëndrestarët e luftës sonë për liri. Sakrificat dhe shërbimet që ia bëri për Kosovën, kurrënjëherë nuk mund të shpaguhen me asnjë lloj çmimi. Shtëpia e tij qysh herët u bë njëra nga bazat kryesore të UÇK-së, kurse vet ai njëri prej luftëtarëve të orëve të para. Kur krisi lufta frontale më 1998 Baca doli në istikame dhe si një burrë trim u dha zemër djemve trima të Anadrinit e Llapushës, në betejat më të përgjakshme. Në njërën nga to, në Betejën e Rahovecit, mori plagë të rënda. Edhe për kundër moshës, plagët nuk e ligështuan, as nuk e mposhtën. Baca sërish iu kthye betejave, deri në fitoren e plotë, më 1999. Sot, Baca, si një burrë fisnik e shumë i nderuar në mbarë Shqiptarinë, pret miq në Kullën e tij në Drenovc, dhe, natyrisht, i gëzohet lirisë për të cilën dha shumë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu