HARADINAJ: PO TË KANDIDONTE PËR PRESIDENT NDONJË NGA FAMILJA JASHARI, S’DO TË KANDIDOJA KURRË

0

Kryetari i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, njëherësh edhe bartës i listës së kandidatëve për deputetë nga radhët e kësaj partie, ka deklaruar se pjesëmarrja e ndonjë nga anëtarët e familjes Jashari do nënkuptonte dorëheqje të tij nga ky post.

Haradinaj, i ftuar në ‘Prime Time’ në Kanal 10 ka thënë se përdorimi i emrave nga familja Jashari për pozitën e presidentit më shumë ka qenë keqpërdorim sesa nder ndaj tyre, shkruan Express.

“Na si familje e respektojmë në pakufi secilën në atë familje. Me pasë ndodh me kandidu një i tyre kandidat, unë kurrë nuk kisha kandidu. Është keqpërdorë emri i tyre në mënyra të ndryshme, është bërë sa për t’u mbyllur ato kombinatorikat politike”, ka deklaruar Haradinaj.

Haradinaj ka këmbëngulur për pozitën e presidentit që prej shkuarjes së Hashim Thaçit, ish-presidentit të Kosovës, në Hagë. Ky i fundit po akuzohet për krime lufte.

Kërkesa e tij për pozitën e presidentit ka qëndruar edhe në nomenklaturën e kaluar, si dhe do jetë edhe në atë të ardhshmen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu