HARADINAJ BËNË HOMAZHE TE VARRI I ISH-PRESIDENTIT IBRAHIM RUGOVA

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj ka bërë homazhe sot pranë varrit të ish-presidentit Ibrahim Rugova në 15 vjetorin e vdekjes së tij.

Me këtë rast, Haradinaj tha se do t’i jenë gjithmonë mirënjohës veprës së ish presidentit Rugova në rrugën e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Presidenti Rugova ka vdekur më 21 janar të vitit 2006, ku u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu