Mundësi për reshje bore të martën në Kosovë

0

Në postimet paraprake sqaruam pak a shumë presionin atmosferik dhe temperaturat arsyet këto kryesore për motin mjaft dinamik që pritet ditëve të ardhshme.

Nëse shikojmë rajonin tonë në tërësi lirisht mund të themi se pritet mot jashtëzakonisht turbulent, por kjo nuk do të thotë se do të ketë mot të ashpër në çdo pjesë të territoreve tona, pra e sqaruam këtë për tu ikur keqkuptimeve të shpeshta.

Sidoqoftë, përpos reshjeve të shiut dhe erërave të fuqishme që priten sidomos në shumë pjesë të Shqipërisë, në fillim të javës tjetër pas ngritjes së përkohshme të temperaturave do të kemi depërtimin e një mase të re të ftohtë ajrore me origjinë polare.
Kjo masë e ftohtë ajrore polare do të na sjell edhe reshje bore sidomos shumë viseve në Kosovë, veri dhe lindje të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe veriut të Malit të Zi.

Kur janë në pyetje reshjet e borës duhet të tregohemi jashtëzakonisht të kujdesshëm sepse çdo lëvizje edhe më e vogël e qendrës së ciklonit që pritet natën mes së hënës dhe së martës do të përcaktojë edhe sasinë e reshjeve të borës, por ne do të sqarojmë parashikimin e sotshëm të modeleve.

Pra, në Kosovë diku afër mëngjesit të së martës priten depërtimi i një fronti të fuqishëm të ftohtë ajror me mundësi për reshje bore. Reshjet e borës në momentin e frontit do të jenë mjaft të fuqishme dhe do të krijojnë shtresa të menjëhershme bore.
Reshje bore të martën priten edhe në veri dhe lindje të Shqipërisë si dhe në shumë pjesë të Maqedonisë së Veriut, por të shpresojmë që në përditësimet e ardhshme të modeleve të kemi rritje të sasisë së reshjeve për entuziastët e borës e jo ulje të tyre.

Për shkak të motit mjaft dinamik do të mundohemi të jemi sa më aktiv këto ditë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu