PDK: Vota e jonë kundër certifikimit të listave do të mbahet mend

0

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Avni Bytyçi ka thënë se vota e kësaj partie kundër certifikimit të listave zgjedhorë së Lëvizjes Vetëvendosje, Nismas dhe AAK-së. Ai tha se vota e përfaqësuesit të PDK-së në KQZ, Arianit Elshani ka thënë që ka qenë votë për të mbrojtur një standard të domosdoshëm të rendit kushtetues të vendit.

“Dje gjatë tentimit të Lëvizjes Vetëvendosje, AAK-së dhe Nismes Social Demokrate, për të kthyer mbrapa standardin e certifikimit të listave zgjedhore, e pam nje djalë të ri, që përtej ngjyrave politike luftonte për demokracinë e Kosovës. Vota e Arianit Elshanit, kundër çdo liste që bie ndesh me aktivendimin e gjykatës Kushtetuese ka qenë votë jo për të mbrojtur një qendrim politik, por për të mbrojtur një standard të domosdoshëm të rendit kushtetues të vendit”, ka thënë ai.

Bytyqi fole dhe për përgjegjësin e zyrë për certifikim. Ai tha se për shkak të presionit dhe kërcënimit zyrtar ai është munduar të që kontrabandojë një vendim të paligjshëm.

“Për shkak të presionit dhe me gjasë edhe kërcenimit zyrtari përgjegjës për zyrën e certifikimi është munduar që ta kontrabandoj një vendim të paligjshëm. Presioni ka qenë i madh, nga Albin Kurti, Glauk Konjufca e deri te ata dy zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje që ishin prezent në KQZ, të mbeshtetura nga të gjitha ata të cilët nuk i kishin listat e pastërta”, ka shkruar më tutje ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu