Ja kur pritet të dalë vendimi i PZAP-së për Kurtin dhe të tjerët

0

Të martën nëntë parti politike që kanë dorëzuar apelin në PZAP kanë do të kuptojnë se cili do të jetë vendimi i këtij institucioni të pavarur prej 10 anëtarësh. Gjyqtarët e këtij paneli kanë vazhduar trajtimin e apeleve gjatë ditës derisa afati për vendim përfundon nesër.

Ky proces për PZAP’në vjen pas moscertifikimit nga KQZ’ja të kandidatëve të nëntë subjekteve politike për zgjedhjet e shkurtit. Ky proces i parakohshëm zgjedhor vjen pas aktgjykimit të Kushtetueses për të cilin Albert Krasniqi nga Demokracia + ka thënë se është obligativ e duhet të respektohet nga të gjithë.

Sipas tij, nëse nuk respektohet, rasti mund të shkojë deri në Prokurorinë e Shtetit.

Vendime po pret Lëvizja Vetëvendosje, AAK e Nisma dhe gjashtë subjekte të tjera që nuk iu certifikuan listat e kandidatëve të premten nga Komisioni Qendror Zgjedhor meqë kanë të përfshirë njerëz të dënuar me vendim të formës së prerë në tri vitet e fundit nga gjykatat.

Pas PZAPsë, derë tjetër për ankesa është Gjykata Supreme ndërkaq të gjitha këto procedura duhet të përmbyllën më së largu deri më 31 janar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu