KEDS në përpjekje të rregullimit të distriktit të Pejës, Mitrovicës dhe Prishtinës

0

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike po vazhdon të has probleme edhe në orët e vona me dëmet e shkaktuara nëpër qytete të ndryshme të vendit.

KEDS njofton se përvec dëmeve të mëdha, një pjesë e tyre e madhe janë rregulluar por ekipet që vazhdojnë të jenë në terren për të funksionalizuar Distriktin e Pejës, Mitrovicës dhe pjesërisht atë të Prishtinës.
“Dhjetëra ekipe kujdestare të KEDS po vazhdojnë angazhimin edhe në orët e mbrëmjes për të sanuar dëmet e shkaktuara nga faktorët atmosferik në zona të ndryshme gjithandej vendit.

Megjithëse pjesa më e madhe e prishjeve janë sanuar, po bëhen përpjekje maksimale për të rregulluar edhe linjat tjera që janë aktualisht jashtë funksioni, në mënyrë që sa më parë të rikthehet furnizimi me energji elektrike për këta konsumatorë.

Zonat që vazhdojnë të jenë në gjendje më të rënduar janë disa lokalitete në: Distriktin e Pejës, Mitrovicës dhe pjesërisht Distriktin e Prishtinës.”, thuhet në njoftimin e tyre.

Për prishjet eventuale, KEDS njofton se në këtë Qendër të thirrjeve mund të informojnë qytetarët ose të shkruajnë në rrjetet sociale të tyre.

“KEDS u bën apel konsumatorëve që në rast se shohin avari në rrjet, assesi të mos i afrohen por menjëherë të informojnë Qendrën e Thirrjeve në 0800 791 00 apo të na shënojnë në rrjetet tona sociale.”, përfundon njoftimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu