Edhe sot reshje bore në Kosovë

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë ditës së sotme temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius.

“Të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me reshje të dobëta bore, kryesisht në orët e para të ditës, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Ndërkohë gjatë së enjtes parashihet të jetë mot me kthjellime të pjesshme.

“Dita e enjte parashihet të jetë me kthjellime të pjesshme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -4 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2 deri 4 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s, ndërsa në pjesën veriperëndimore të Dukagjinit, shpejtësia e erës do të jetë mbi 10m/s”, njoftoi IHMK-ja të mërkurën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu