Albert Krasniqi varroset sot në orën 15:00

0

Albert Krasniqi, i cili u vra një ditë më parë dhe i dyshuari i vrasjes është babai i tij, do të varroset sot në orën 15:00 në varrezat e Prishtinës.

Lajmin e ka bërë të ditur një familjar i të ndjerit.

“Familjarë, miq e dashamir, ju njoftojmë se varrimi i nipit tem, Albert Krasniqi bëhët sot në ora 15:00 në varrezat e Prishtinës”, thuhet në njoftimin e tij.

Ndryshe, mëngjesin e sotëm Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për vrasjen e Albert Krasniqit, e ku i dyshuar për vrasjen e tij është babai Skender Krasniqi.

Policia njofton se në vendin e ngjarjes janë gjetur një revole, një karikator, tre fishek, një gëzhojë dhe një predhë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu