Fero dhe Shaolin Gang publikojnë këngën e re “Qysh tek”

0

Reperët e njohur të estradës, Fero dhe Shaolin Gang kanë publikuar së fundmi këngën e tyre më të re.

“Qysh tek” mban titullin bashkëpunimi i tyre, i cili është publikuar edhe me klip.

Kënga është ritmike e zhanrit hip-hop e cila është punuar nga producentët M.O.B dhe IBO.Ndërkohë për tekstin dhe vijën melodike janë kujdesur vet Fero dhe Shaolin Gang.

“Qysh tek” është vizualizuar edhe me klip, xhirimet e të cilit janë kryer nga SET Films në Prishtinë.

Fero përndryshe këtë vit ka shënuar një rikthim të fuqishëm në tregun muzikor këtë vit, duke publikuar dy projekte të reja vetëm brenda janarit.

Ndërkohë, edhe Shaolin Gang vazhdojnë të jenë shumë të angazhuar me publikimin e vazhdueshëm të këngëve të reja, që priten mirë nga publiku i tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu