Haradinaj-Stublla: Njohja nga Izraeli është një nga arritjet më të mëdha për Kosovën

0

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Meliza Haradinaj Stublla përmes një video mesazhi në profilin e saj në Facebook, bëri të ditur se ditën e hënë me datën 1 Shkkurt, me një ceremoni solemne virtuale, do të frimoset formalizimi i marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit.

“Republika e Kosovës po hyn në një etapë të re historike me Shtetin e Izraelit, të trashëguar nga mjë miqësi e gjatë mes popujve tanë. Pavarësisht sfidave që ne u ballafaquam e që prekën ekzistencën tonë, ne qëndruam të pa mposhtur si popuj dhe kurrë nuk u dorëzuam e as nuk e humbëm shpresën”, u shpreh Haradinaj-Stublla.

Ajo po ashtu përkujtoi se kur hebrenjtë u persekutuan gjatë Luftës së Dytë Botërore, ata gjetën strehim dhe shtëpitë e tyre mes shqiptarëve dhe se pikërisht aty lindin besa për miqësi të përjetshme mes vete dhe siq u shpreh Haradinaj-Stublla nga aty i kanë rrënjët marrëdhëniet historike dhe lidhja prej dekadash mes nesh.

“Si popull bujarë e njerëz të besës , ne ishim me popullin izraelit në periudhën e tyre më të errët të historisë, ndërsa ata ishin me popullin tonë në momentet më të rënda e më vendimtare për Kosovën, kur ata hapën dyert për refugjatët kosovarë dhe mbështetën kauzën e Kosovës për liri.”, tha Haradinaj-Stublla.

Ajo tutje tha se njohja nga Izraeli është një nga arritjet më të mëdha për Kosovën, që erdhi në një moment kyç falë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Si Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, shumë shpejtë do të nënshkruajmë formalizimin e marrëdhënieve diplomatike mes shteteve tona, ky moment historik vjen në një periudhë tejet të rëndësishme për ne dhe është përjetësim i kësaj miqësie përmes lidhjes së marrëdhënieve diplomatike dhe shënon fillimin e një epoke të re mes dy vendeve tona.”, përfundoi Haradinaj-Stublla.
https://www.facebook.com/watch/melizaharadinajstublla/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu