Haradinaj viziton familjen e Gjeneral Sylejman Selimit

0

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh edhe kandidat për President, Ramush Haradinaj, ka vizituar familjen e Gjeneral Sylejman Selimit.

“Aty ku i hodhi rrënjët liria e Kosovës. Mikpritje shqiptare në Açarevë, në familjen e Gjeneral Sylejman Selimit”, ka shkruar ai.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka ndarë medalje për kontribut të jashtzakonshëm për çështjen kombëtare, për Vesel Selimin.

“Kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontribut të jashtzakonshëm për çështjen kombëtare, për z. Vesel Selimi, i cili ishte një prej të plagosurve në sulmin e parë të agresorit në Prekaz ndaj familjes Jashari me 30 dhjetor 1991.

Plagë që nisën çlirimin!”, ka thënë Haradinaj

Postimi i plotë:

Aty ku i hodhi rrënjët liria e Kosovës. Mikpritje shqiptare në Açarevë, në familjen e Gjeneral Sylejman Selimit.

Kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontribut të jashtzakonshëm për çështjen kombëtare, për z. Vesel Selimi, i cili ishte një prej të plagosurve në sulmin e parë të agresorit në Prekaz ndaj familjes Jashari me 30 dhjetor 1991.

Plagë që nisën çlirimin!

RH

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu