Bearti sqaron fotot me Tean: Ajo është e pafajshme, është viktima e kësaj situate

0

Bearti e pranoi se është në lidhje me Tean.

Më në fund, Bearti vendosi të reagojë pas fotografive që qarkulluan në rrjet bashkë me Tean, shkruan lajmi.net.

Në ato imazhe, Tea u pa bashkë me Beartin duke shkëmbyer puthje, duke vërtetuar se ata janë të lidhur vërtete.

Pas gjithë kësaj, para pak minutash reagoi Andi, i cili tha se i është kërkuar nga produksioni të dalë i përputhur me Tean, ngase ashtu ia kërkonte kontrata.

Ani pse nuk i lejohej të fliste, ai tha se më nuk i intereson, ngase e tha vetëm të vërtetën.

Pas gjithë kësaj, reagoi edhe Bearti, ai përmes një videoje thotë se është i lidhur me Tean dhe se ajo është e pafajshme në këtë situatë.

Edhe ky la disa pikëpyetje, duke thënë se me kohë do të mësohet e vërteta.

“E ndjej një detyrim për publikun që në emrin tim dhe të Teas të flasë tani. Rrethanat erdhën që t’ju them se çfarë keni marrë vesh për mua dhe Tean është e vërtetë. Tea është me mua, jemi bashkë. Por, ju betohem me dorën në zemër se në këtë historinë e Teas, Tea është e pafajshme, Tea është viktima e kësaj situate dhe jo vetëm ajo. Por, me kohë do ta mësoni gjithë të vërtetën e kësaj historie. Ka rëndësi që mbi gjithçka është një dashuri e vërtetë, pse jo edhe më e bukura e gjithë dashurive. Faleminderit”, u shpreh ai.
https://lajmi.net/wp-content/uploads/2021/01/video-1611959777.mp4?_=1

Video Player

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu