Milaim Zeka: Nuk kemi nevojë për rrenat e Vjosa Osmanit

0

Ish-deputeti Milaim Zeka ka reaguar pas disa deklaratave të ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmani. Osmani e cila po garon për deputete në listën e VV’së sipas Zekës po gënjen popullin.

“Qe 20 vite përmes rrenave ka ngece Kosova këtu ku është. Boll ma. Nuk kemi nevojë për rrenat e Vjosa Osmanit…!!!”, shkroi Zeka në Facebook.

Shkrimi i plotë i Zekës në Facebook:

Vjosa Osmani me rrena po don me ardhe ne pushtet

Dje, Vjosa Osmani, ne nje takim ne “Kodren e Trimave”, ne Mitrovice, deklaroi: “Keto toka jan te stergjysherve tane, e jo toka te Rankoviçit sikur i kane paraqitur disa”!

Nese Vjosa ma argumenton se nje gje te tille kane Folur Rugova, Qosja, Daci, apo Thaçi, une publikisht kam me votu ate. Perndryshe, ma e para e votoj Goran Simiqin, per te cilin e di qe eshtrat e nanes te zhdukur mi hane, se sa nje rrence, e cila permes rrenave don me ardhe ne pushtet.

Qe 20 vite permes rrenave ka ngece Kosova ketu ku eshte. Boll ma. Nuk kemi nevoje per rrenat e Vjosa Osmanit…!!!

Krejte dhe Drejte!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu