BioNTech/Pfizer premtojnë deri në 75 milionë doza shtesë të vaksinave kundër COVID-19 për vendet e BE-së

0

BioNtech do të sigurojë deri në 75 milionë doza të vaksinave kundër COVID-19 për vendet e BE-së në tremujorin e dytë të vitit 2021, ka thënë zyrtari kryesor financiar Sierk Poetting.

Sipas Euronews, përcjell Telegrafi, shefi i laboratorit gjerman të hënën njoftoi se do të përshpejtojë shpërndarjet e vaksinës së coronavirusit në vendet e bllokut, vaksinë kjo që zhvilloi me firmën amerikane Pfizer.

Të dy partnerët synojnë të “rrisin dërgesat nga java që fillon në 15 shkurt” dhe të sigurojnë “numrin e dozave për të cilat jemi zotuar në tremujorin e parë” si dhe “deri në 75 milionë doza shtesë në Bashkimin Evropian në tremujorin e dytë” nën kontratat ekzistuese, tha Poetting në një deklaratë.

Siç thuhet më tej, 75 milionë vaksina shtesë që do të shpërndahen në tremujorin e dytë do të sjellin numrin e përgjithshëm të dozave të Pfizer/BioNTech në BE në vitin 2021 në 600 milionë, tha shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Twitter.

“Ne jemi duke punuar me kompani farmaceutike për të siguruar që vaksinat t’u dorëzohen evropianëve”, shkroi ajo gjithashtu.

Ndryshe, programi i vaksinave të BE-së është vënë në kritikë për shpërndarjen e tij të ngadaltë që u shoqërua nga njoftimet e njëpasnjëshme muajin e kaluar nga Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca që dërgesat në EU27 do të zvogëloheshin përkohësisht për shkak të çështjeve të prodhimit.

Madje, siç thuhet, shkalla e vaksinimit në bllok është shumë më e vogël se sa për shembull në Britani të Madhe, si dhe vende si Izraeli dhe SHBA.

Pfizer dhe BioNTech thanë megjithatë në një deklaratë të hënën se “modifikimi i proceseve të prodhimit në strukturën e Pfizer në Puurs, Belgjikë, ka përfunduar me sukses”.

“Së dyti, njësia e prodhimit të BioNTech në Marburg (Gjermani) ka marrë një licencë prodhimi dhe do të jetë në gjendje të fillojë prodhimin për vërtetim nga EMA në shkurt”, është thënë gjithashtu, duke shtuar se është në bisedime me partnerë të tjerë për të forcuar aftësitë e saj të prodhimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu