Tërmet në afërsi të Izmirit

0

Një tërmet me fuqi 4.7 të shkallës Rihter goditi sot rajonin e Karaburun në provincën turke të Izmirit në bregdetin e Egjeut, raportojnë mediat turke.

Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave (AFAD) njoftoi se tërmeti u regjistrua në orën 16:10 me kohën lokale në një thellësi prej 6.9 kilometrash.

Tri tërmete u regjistruan në të njëjtën zonë këtë mëngjes, dy prej tyre me një diferencë prej një minute.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu