KEDS njofton qytetarët e “Kodrës së Trimave” se nuk do të kenë më probleme me energji elektrike

0

KEDS njofton se paneli i ri shpërndarës në Kodrën e Trimave është rifunksionalizuar.

Përmes Facebook-ut, ata njoftojnë se nga ky intervenim teknik i KEDS-it, konsumatorët do të furnizohen me energji elektrike nga ky nënstacion.

“Vihet në punë paneli i ri shpërndarës në Kodrën e Trimave i cili përfshin ormanin shpërndarës të tensionit të ulët, trafon dhe kthinat e tensionit të mesëm.

Përmes këtij investimi të KEDS, konsumatorët të cilët furnizohen nga ky nënstacion do të kenë furnizim stabil dhe kualitativ me energji elektrike.” kanë shkruar ne postimin e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu