Mandl: Njohja nga Izraeli mesazh i qartë për shtetet e BE-së që ende s’e kanë njohur Kosovën

0

Deputeti i Parlamentit Evropian, austriaku Lukas Mandl ka deklaruar se për të njohja e shtetit të Kosovës nga ana e Izraelit, ka një domethënie të madhe.

Sipas tij, kjo njohje është një mesazh i qartë për shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën.

“Shteti i Izraelit do të njohë Republikën e Kosovës që është shteti më i ri në Evropë. Kjo do të thotë shumë për mua meqë e ndjej miqësinë mes Austrisë, Izraelit dhe Kosovës. Është një sinjal i qartë për të gjithë shtetet anëtare të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”, shkroi Mandl.

Gjatë ditës së djeshme Kosova dhe Izraeli kanë zyrtarizuar marrëdhëniet diplomatike.

Njohja e shtetit të Kosovës nga Izraeli ka ardhur si rezultat i marrëveshjes së 4 shtatorit, të nënshkruar në Uashington në mes Kosovës dhe Serbisë, nën drejtimin e ish-presidentit të Amerikës, Donald Trump.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu