Presidenti Erdogan njofton për një ndryshim të madh në Turqi

0

“Është koha për të diskutuar hartimin e një Kushtetute të re”. Kështu është shprehur presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan në një deklaratë në Kompleksin Presidencial të Ankarasë të hënën.

Me këtë rast ai ka nënvizuar se Partia e tij në pushtet për Drejtësi dhe Zhvillim dhe aleati i saj, Partia e Lëvizjes Nacionaliste (MHP) kanë rënë dakord mbi planin.

Në këtë drejtim, ai ka thënë se ndryshimet në Kushtetutë duhet të bëhen në një mënyrë transparente.

Ndryshe, referendumi kushtetues i vitit 2017 u kërkoi votuesve të vendosnin për një projektligj prej 18 nenesh që kalonte nga sistemi parlamentar në atë presidencial, midis ndryshimeve të tjera.

“Paketat tona të reformave do të zbulohen së shpejti në detaje të plota”, citohet të ketë thënë presidenti turk, duke shtuar se reformat do të kryhen në gjyqësor dhe ekonomi.

Gjatë paraqitjes së tij, Erdogani gjithashtu preku zhvillimet ekonomike, duke thënë se Turqia ka përballuar mirë pasojat e pandemisë në vazhdim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu