Dr. Jeton Karpuzi: Tubimet me mijëra njerëz po e fundosin punën e stafit mjekësor

0

Dr. Jeton Karpuzi, mjek në QMF në Shalë, ka reaguar pas tubimeve zgjedhore që po i organizojnë partitë politike.

Shkrimi i plotë:

“TUBIMET ME MIJËRA NJERËZ PO FUNDOSIN PUNËN E STAFIT MJEKËSOR
Në kohën kur të gjithë vendet evropiane janë duke kufizuar lëvizjen dhe po thirrin në distancë ,maskë dhe higjienë për të parandaluar bartjen e mëtejme të infeksionit me COVID-19 dhe për ti dhënë fund pandemisë.
Në Kosovë ditëve të fundit u hap fushata e subjekteve politike për zgjedhjet e reja dhe fotografitë të postuara nga VV, PDK, LDK, AAK dhe të tjera janë neveritëse dhe qyqare.
Kohëve të fundit numri ditor i të infektuarve në raport me numrin e përgjithshëm të të testuarve në Kosovë ka rënë nën 10 përqind, nënkupton një përafrim i një përfundimi të pandemisë në vend.
Thirrjet për maskë, distancë dhe higjienë po marrin fund sikurse po njolloset puna,angazhimi dhe përkushtimi i stafit shëndetësor për ti dhënë fund pandemisë.
Nuk ka më kuptim as kufizimi i lëvizjës.
Restorantet dhe dasmat nuk kanë kuptim të ndërpriten më dhe të gjobitet populli.
Punën e institucioneve shëndetësore po e vendosni në humnerë për pushtet….”

https://www.facebook.com/jeton.karpuzi/posts/3611259635589567?__cft__[0]=AZUuQHmqlo_mnK9lvjzttWY_iEagB2u0BScN4o3uRehXjYd_Hj8_b8XR17JlRI-5u3ZlZ5iNNIYEiHaLdXijRUGTtdXBUlgPNr-sGRuUKt5AElj4rgPhO6WS7biJ5o8s0VM&__tn__=%2CO%2CP-R

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu