STRAKOSHA MUND TË GJOBITET PËR SJELLJEN E TIJ

0

Situata e Thomas Strakoshës te Lazio vazhdon të jetë ende shumë e paqaratë. Problemi në gju duket se po kalon, por kjo nuk i jep qetësi lojtarit i cili është për momentin jashtë planeve falë shpërthimit të Reinas, aq më shumë tani që Igli Tare ka piketuar edhe një zëvendësues të mundshëm të tij në klub.

Sipas “Il Messaggero”, portieri po kalon një periudhë shumë nervoze, të kushtëzuar nga fakti se ka humbur fanellën e titullarit. Kjo ka bërë që ai të ketë disa shpërthime në dhomat e zhveshjeve, të cilat do të shoqërohen me gjoba, të cilat klubi do t’i bëjë publike për lojtarët e tjerë, siç ka bërë edhe në të kaluarën. Një sinjal nuk do që asgjë të prishë harmoninë në grup.

Por kjo e vendos Strakoshën në një pozicion delikat, pasi portieri i përfaqësueses shqiptare nuk ka luksin që të qëndrojë i dyti i Reinas. Mosaktivizimi mund të largojë edhe klubet që ishin interesuar për të në të kaluarën, ndaj në Itali parashikojnë që largimi i mundshëm të ndodhë në verë. Kjo edhe për faktin se Igli Tare ka gjetur një zëvendësues për Strakoshën, duke piketuar 24-vjeçarin Lorenco Montipo të Beneventos, i cili po paraqitet mjaft mirë me këtë skuadër, transmeton “Vip Sport”.

Kësisoj, muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë për Strakoshën, të cilit i duhet që të paraqitet në maksimum në çdo ndeshje ku do të ketë mundësinë që të zbresë në fushën e lojës, për të tentuar që të rifitojë vendin e humbur si titullar, ose të dorëzohet dhe të bëjë gati valixhet për t’u larguar në verë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu