HOTI AKUZON KURTIN SE E NDALOI AKSIONIN E POLICISË NË KARAÇEVË

0

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti ka folur për aksionin e Policisë në Karaçevë që ishte zhvilluar para disa muajsh.

Ai ka akuzuar Qeverinë Kurti, ku ishte zëvendëskryeminisër i parë, se ndaloi aksionin në Karaçevë muaj më parë.

“Me çështjen e shuarjes së Task-forcës ne e kemi kthyer ligjshmërinë. Në kompetenca kushtetuese s’ka dakordime, kur vlerësoj se ka shkelje të ligjit, marr masa. Rasti Karaçeva, si aksion është ndaluar në qeverinë paraprake, është ndaluar aksioni nga kryeministri paraprak. Pas ardhjes time më 3 qershor, është përgatitur plani edhe një herë, më është prezantuar, e kam dhënë dakordimin tim dhe ato kazino janë bërë rrafsh”, ka thënë Hoti në KTV.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu