KQZ-JA TREGON SI DO TË VOTOJNË PERSONAT E INFEKTUAR ME CORONAVIRUS

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes ekipeve mobile do tu mundësojë qytetarëve të Kosovës të cilët janë të infektuar me COVID-19, që të votojnë në ditën e zgjedhjeve.

Përmes një videoje të publikuar në Facebook, KQZ-ja ka shpjeguar procedurën që duhet të ndjekin të infektuarit të cilët shprehin vullnetin që të votojnë.

Përveç se duhet të respektohen masat antiCOVID, duhet që gjatë votimit të ruhet edhe fshehtësia e votës, për çka KQZ-ja këtyre votuesve do tu ofrojë një zarf në të cilin këta votues duhet ta vendosin fletëvotimin.

Për çdo informacion shtesë, mund të kontaktoni linjën ndihmëse pa pagesë: 0800 55 555. /Telegrafi/
https://www.facebook.com/watch/kqzkosova/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu