Mot i ndryshueshëm për sot dhe ditëve në vijim

0

Prishtina Weather ka publikuar parashikimin e motit për sot dhe ditët e ardhshme.

Sipas njoftimit, sot do të mbajë mot i butë me vranësira dhe intervale me diell.

Pasdite ndërkaq, priten reshje shiu.

Njoftimi i plotë:

9.02 – Mot i butë, me vranisra dhe intervale me diell. Pasdite me reshje lokale shiu.

10.02 – Mot i butë, kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Vonë në mbrëmje në perëndim të vendit reshje të dobëta shiu.

11.02 – Kryesisht me vransira, ditën me reshje shiu, e në mbrëmje me rënie të temperaturave priten edhe reshje të dobëta bore.

12.02 – Mot i ftohtë, me vransira dhe intervale me diell.

Temperaturat në fillim të javës mbeten mbi vlera mesatare, e nga dita e premte me një rënie të thellë edhe në vlera mesatare. Minimale lëvizin nga 3C deri në 6C në fillim të javës, e të premten zbresin edhe deri në -7C. Edhe maksimale deri të enjten mbeten mbi vlera mesatare, nga 10C deri në 13C, e të premten zbresin edhe nën 0C në -2C.

Do të fryj erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga krahu jugor 4-14m/s, të hënën me hove edhe deri në 20m/s (70km/h), e nga dita e premte nga verilindja 4-9m/s.

Shtypja atmosferike të hënën në rënie të thellë nën vlera normale, e më pas me tendencë të rritjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu