Njoftim nga KEDS-i, zonat e Prishtinës që nesër nuk do të kenë rrymë

0

KEDS ka njoftuar se nesër në disa zona të Kosovës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, kjo për shkak të punimeve të planifikuara, të cilat janë të domosdoshme për siguri të sistemit.

Ky është orari i punimeve në rrjet dhe i ndërprerjes së rrymës sipas rajoneve të vendit.

Rajoni i Prishtinës

1.

Nga TS 110/35/10kV Palaj do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Palaj (kodi: 18024001) prej orës 10:00-12:00 dhe nga ora 13:00-15:00

Vendet: Mulliri Palaj, Hade-Miniera, Hade, Hamidi, Lajthishtë, Kulla Sibovc, Sibovc te Kangjelët, Sibovc te Kelmendët, Shipitullë, Grabovci, Tr private te Mjekiqi, Bivolak te Saraqët, Plemetin-Xhemnicët dhe konsumatorët e fshatit Sibovc.

Arsyeja: Ndërrimi i trafos.

2.

Nga TS 110/10kV Prishtina 6 do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Mikro 1 (kodi: 19100008) prej orës 09:30 deri në ora 10:30

Vendet: Lagjja Ulpiana- një pjesë.

Arsyeja: Energjizimi i kabllove të reja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu