TRI NDESHJE NË KUADËR TË KUPËS SË KOSOVËS, KRYESORJA PRISHTINA – DRITA

0

Sot (e martë) pas një pauze të shkurtër, futbolli në Kosovë do të rinis.

Me saktësisht do zhvillohen tri ndeshje në kuadër të Kupës së Kosovës.

Derbi më interesant do jetë mes kampionit momental të Kupës, FC Prishtina dhe kampionit si dhe liderit të Superligës së Kosovës, Drita.

Dy skuadrat u përballen edhe në Superkupën e Kosovës me “Bardhëkaltërit” që dolën fitues.

Ndeshje interesante do zhvillohet edhe mes Llapit dhe Ballkanit.

Ndërsa, punën më të lehtë do ta këtë Drenica, ngase përballet me Ulpianën.

Të gjitha takimet nisin në ora 13:00.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu