SHKELI RREGULLAT E IZOLIMIT, ARSENAL HETON PËR TATUAZHIN E AUBAMEYANG

0

Artisti spanjoll i tatuazheve, Alejandro Nicolas Bernal prezantoi pak ditë më parë një tatuazh të bërë në dorën e kapitenit të Arsenalit, Pierre Emenick Aubameyang, ndërsa drejtuesit e ‘topçinjve’ kanë nisur menjëherë hetimin për rastin.

Kjo pasi në kushtet e pandemisë Covid-19, sallonet e tatuazheve të përkohshme dhe të përhershme duhet të qëndrojnë të mbyllura në Britaninë e Madhe dhe drejtuesit e Arsenalit po përpiqen të kuptojnë nëse sulmuesi i tyre i ka shkelur rregullat e izolimit apo jo.

Dyshimet janë që Aubameyang të ketë bërë tatuazhin pak ditë më parë, kur klubi i dha lejë të udhëtojë për të takuar mamanë e sëmurë në Francë, megjithatë nuk përjashtohet mundësia që spanjolli Bernal të ketë pikturuar dorën e sulmuesit edhe në Londër.

Nga fotot e hedhura në Instagram duket qartë gjithashtu që as Aubameyang dhe as artisti i tatuazheve nuk mbajnë maskë mbrojtëse, ndaj te Arsenali kanë ndërmend të ndjekin deri në fund këtë çështje, për të mos lejuar që futbollistët të shkelin rregullat e izolimit.

E ndërkohë që klubi londinez është shqetësuar nga sjellja e sulmuesit, vetë Aubameyang ka dhënë përgjigjen më të mirë në fushën e lojës, pasi shënoi tre herë në fitoren 4-2 ndaj Leeds United të dielën, duke qenë protagonist absolut në triumfin e Arsenalit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu