BAJRAMI MERR NËNSHTETËSINË SHQIPTARE

0

Nedim Bajrami është zyrtarisht një shtetas shqiptar dhe do të jetë i gatshëm të luajë më kombëtaren shqiptare në kuadër të sfidave kualifikuese për botërorin ‘’Katar 2022’’.

Mesfushori 22-vjeçar i cili aktivizohet te skuadra e Empolit, në Seria B italiane, është dekretuar ditën e sotme si një shtetas shqiptar nga presidenti Ilir Meta.

Ndërkohë përveç Bajramit, nënshtetësinë shqiptare e ka marrë dhe mesfushori Adrion Pajaziti i cili luan për ekipin e të rinjve të Fulhemit në Angli.

19-vjeçari është prurja më e re e trajnerit të shpresave të Shqipërisë, Alban Bushi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu