AAK-ja e emëron Ali Krasniqin udhëheqës të degës së partisë në Obiliq pas dorëheqjes së Xhafer Gashit

0

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vendosur që degën e AAK-së në Obiliq ta udhëheq Ali Krasniqi deri në Kuvend zgjedhor.

Ky vendim është marrë sot gjatë një vizite që i ka bërë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj degës së partisë në Obiliq.

Vendimi është marrë dy ditë pasi kryetari i komunës së Obiliqit Xhafer Gashi kishte dhënë dorëheqje të parevokueshme nga kryetari i degës së AAK-së në Obiliq dhe nga të gjitha funksionet dhe përgjegjësitë e tij brenda strukturës së AAK-së si në nivel lokal ashtu edhe në atë qëndror, ndërkohë që angazhimet si kryetar i komunës së Obiliqit do t’i vazhdojë.

“Haradinaj gjatë këtij takimi së bashku me zyrtarët dhe aktivistët e degës së Obiliqit, kanë zgjedhur që në krye të partisë të jetë Ali Krasniqi, deri në Kuvendin e ardhshëm. Aleanca fuqishëm e përkushtuar për të mirën e qytetarëve të Kastriotit! Në takim me zyrtarë dhe aktivistë të Aleancës në Kastriot, u vendos që deri në Kuvend, degën ta udhëheq z. Ali Krasniqi nga Breznica. Ai është ekonomist me profesion dhe invalid i luftës së UÇK-së. Z. Krasniqi ka marrë përsipër edhe identifikimin e personave që do të përbëjnë listën kandiduese për Kuvendin Komunal si dhe kandidatit të Aleancës për kryetar të Komunës, drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme komunale në vjeshtë të këtij viti’, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Xhafer Gashi kishte bërë të ditur se dorëheqja e tij vjen si rrjedhojë e zhvillimeve brenda strukturës së Aleancës në Obiliq, pas dorëheqjes se nëntë asambleistëve të Kuvendit Komunal, kryesisë së degës, forumit rinor dhe nga 21 nëndegë, 20 prej tyre iu kanë bashkuar kësaj dorëheqjeje dhe shumë aktivistë me të cilët rrugëtuan së bashku.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu