RAMA URON KURTIN: PRES BASHKËPUNIM NË MBROJTJEN E KUSHTETUTSHMËRISË NË VEND

0

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Arta Rama-Hajrizi ka uruar Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në urim thuhet se Gjykata Kushtetuese pret bashkëpunim të ndërsjellët në forcimin e mëtutjeshëm të sundimit të ligjit dhe në mbrojtjen e kushtetutshmërisë në vend.

“Më lejoni t’ju shpreh urimet më të sinqerta me rastin e zgjedhjes tuaj Kryeministër i Republikës së Kosovës, një moment ky me rëndësi të veçantë për ju dhe qytetarët e vendit. Uroj shumë që nëpërmjet vizionit dhe programit tuaj qeverisës të arrini të konsolidoni edhe më tej të arriturat e deritanishme të vendit tonë, në përpjekjet e vazhdueshme për zhvillim demokratik dhe prosperitet. Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës dhe unë personalisht, e mirëpresim bashkëpunimin e ndërsjellë në forcimin e mëtutjeshëm të sundimit të ligjit dhe në mbrojtjen e kushtetutshmërisë në vend. I nderuar Kryeministër, shfrytëzoj rastin t’iu shpreh konsideratën time më të lartë dhe t’iu uroj suksese në detyrat e rëndësishme që keni përpara”, thuhet në urim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu