RRETH 13 MIJË RASTE AKTIVE ME KORONAVIRUS NË KOSOVË

0

IKSHPK raporton se ka neglizhencë dhe mosrespektim të masave nga qytetarët.

85 mijë e 334 raste pozitive me COVID-19 janë shënuar që nga 13 marsi i 2020 kur edhe u paraqiten rastet e para të infektuar me këtë virus në Kosovë.

Nga infektimi me koronavirus kanë vdekur 1 mijë e 813 qytetarë.

Sipas raportit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), aktualisht janë 12 mijë e 934 raste aktive me COVID-19.

Rritja e numrit të vdekjeve dhe rasteve pozitive po vie si neglizhencë e mosrespektimit të masave antiCOVID-19, thuhet në raportin e fundit të lëshuar nga IKShPK.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu